Nje operacion ndaj dy gomoneve qe dyshohej se ishin te ngarkuara me droge ka perfunduar ne shkembim zjarri mes trafikanteve dhe efektiveve te frontex dhe policise greke. Sipas mediave greke, kane qene dy gomone te cilat kane tentuar te futen nga greqia ne ujerat territorial turke, pasi kishin pershkuar hapesiren detare te greqise. operacioni I madh perfshin 10 skafe te policise greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter i policise greke. Operacioni u zhvendos ne Mitilini. Duke iu referuar mediave greke, Policia turke ka bllokuar futjen e gomones se pare me 3 persona ne ujrat e tyre territorial, dhe kjo gomone eshte rikthyer ne ujerat greke, e me pas eshte neutralizuar dhe jane vene ne pranga 3 trafikantet , dy shqiptare dhe nje Italian. Nderkohe snajperistet nga helikopteri kane goditur disa here por gomonia e dyte vijon te lundroje dhe te ndiqet nga forcat greke. Te arrestuarit jane derguyar ne mitilini, ku po merren ne pyetje. Sipas mnediave greke ne gomonen e ndaluar nuk ka pasur droge, e po hetohet ne dy pista: fakti qe ajo mund te kete qene shoqeruese e gomones kryesore, apo qe sasia e droges te jete hedhur ne kohe ne det. Burime te policise greke dhe media helene bejne gjithashtu me dije se dyshohet qe gomonet te jene ngarkuar ne shqiperi me droge, duke e mbeshtetur kete tek fakti se dy prej te arrestuyarve jane shqiptar. Por ne nje njoftim per mediat policia shqiptare thote se ka pasur nje komunikim paraprak me autopritetet greke dhe se saktesohet qe operacioni nuk zhvillohet ne kufirin mes shqiperise dhe gresise dhe se nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria. Gjtihashtu policia kujdeset te saktesoje qe me skafinm e ndaluar nuk eshte sekuestruar lende narkotike. Policia e Shtetit vijon shkëmbimin e informacionit me homologët për dy shtetasit shqiptarë dhe është në ndjekje të operacionit nga homologët grekë.