Ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, basketbollisti Bruno Daliu, i cili një ditë më parë goditi me grushte gjyqtarin e ndeshjes Teuta-Tirana në pallatin e sportit “Ramazan Njala”. 34-vjeçari goditi me grushte gjyqtarin e ndeshjes, Jurgen Muho, 26 vjeç, banues në Tiranë. Burime nga policia e Durresit bejne me dije se 34-vjeçari është vënë në pranga me akuzën për veprën penale Goditja ndaj trajnerit. Daliu në ndeshjen e cila u fitua nga Teuta me rezultatin 98-86, në një moment kur arbitri Jurgen Muho ndalo lojën, iu afrua i acaruar dhe më pas e goditi me grushtesh. Nga goditjet e marra arbitri Muho mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa për të ndaluar këtë akt të shëmtuar u desh ndërhyrja e basketbollistëve të tjera si të Tiranës ashtu edhe të Teutës.Për këtë veprim Daliu përveç problmeve me ligjin rrezikon të dënohet me përjashtim përjetë nga basketbolli.