Gjykata Supreme në Angli i ka dhënë një shuplakë të fortë kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson. Ajo e shpallur të pavlefshëm vendimin e këtij të fundit, i cili vendosi për të pezulluar Parlamentin për 5 javë.

Gjykata arsyetoi se vendimi  për të pezulluar punën e Parlamentit ishte i paligjshëm.

“Jo momenti i duhur për pezullimin e parlamentit. Parlamenti nuk mund të pezullohet, sepse po afron ‘Brexit’”-thuhet në argument, raportojnë mediave vendase.

Ne nje lidhje telefonike nga Londra gazetari i Top Channel Arben Manaj tha se “kjo eshte nje fitore e legjislativit kundrejt ekzekutivit Britanik. Ai arsyetoi qe parlamenti e ka rrugen te hapur per tu mbledhur ne nje kohe shume te shkurter”