Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin për Teatrin Kombëtar. Ndërsa do të pritet zbardhja e vendimit, Gjykata bën me dije se ka rrezuar ligjin special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe kalimin nga qeveria në pronësi të Bashkisë së Tiranës të truallit të Teatrit.

Nga vendimi i sotëm pezullohet ndërtimi i godinës së re të teatrit, për të cilën vendimi u mor këtë javë. Por nuk u arritën votat për rrëzimin e vendimit të Këshillit Bashkiak që miratoi shembjen e teatrit.