Pas dy vitesh procesesh gjyqësore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat mori vendimin për 14 personat e akuzuar për prishje të materialeve zgjedhore në KZAZ 16 e 17, në Qershor të vitit 2019. Këtë të Hënë gjykata ka dënuar 4 persona me punë në komunitet dhe 6 me shërbim prove nga 2 deri në katër vite. 4 persona të tjerë janë dënuar nga gjykata me nga 6 muaj deri në 2 vite e gjys burg. Kryetari i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Ai tha se vendimi i gjykatës do të apelohet pasi protesta ishte e drejtë qytetare.

Në Qershor të vitit 2019 mbështetës të Partisë Demokratike protestuan në të gjithë vendin duke djegur materialet zgjedhore që ishin pranë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit dy vite më parë.