Ish deputeti i Qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi deklaron se kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Imeraj shfrytëzoi situatën e pandemisë për t’i dhënë klientëve të tij tenderin e ujësjellësit. Gjunkshi tha se Partia Demokratike nuk është kundër investimeve, por që në këtë periudhë pushteti vendor duhej të fokusohej për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve e jo të zhvillonte tendera publik ku nuk zbatohet barazia në konkurim. Ish deoputeti Xhemal Gjunkshi tha se tashmë dosja me denocimin është tek Prokuroria e Posatshme Antikorrupsion.

Ish Deputeti Gjunkshi u shpreh se pritet që SPAK të veprojë menjëherë ndaj kryebashkiakut të Dibrës, Dionis Imeraj.