Gojëdhënat e ndryshmet kanë shkuar deri në vesh të “Gjuetarëve të thesarëve” që në ish qytezën mesjetare të Getias e cila shtrihej në fshatin e sotëm Valikardh të Njësisë Administrative Zerqan në Bulqizë, ka ar të fshehur nën tokë. Prej muajsh kanë nisur gërmimet e fshehta nga persona të paidentifikuar nga banorët e zonës. Sipas Kryetarit të Fshatit Valikardhë, Agron Allushi, gërmimet në këtë zonë kanë nisur që para një viti. Gërmuesit që kanë ardhur me mjete të rënda si dhe sonda shpimi, kanë bërë disa kërkime, të cilat kanë rezoltuar të pasuksesshme.
Allushi tregon se dikur në vendin ku janë bërë gërmimet sot ka qenë një Han, e gojëdhënat kanë thënë që duhet të ketë patur Ar, e kjo ka qenë arsyeja që i ka shtyrë gjuetarët e thesareve të gërmojnë.
Pas ngritjes së problemit nga ana e banorëve, një grup arkeologësh nga Ministrisë së Kulturës ishin në Valikardhë. Jashtë kamera banorët e zonës thanë se janë hapur disa gropa me thellësi të madhe e janë bërë gërmime në sipërfaqe. Të gjitha këto punime, sipas tyre janë kryer natën, jashtë vëmendjes së të gjithëve. Po ashtu mësohet se policia lokale e Bulqizës ka nisur hetimet për rastin në fjalë.