Fakti që në rrugën nacionale Burrel – Skuraj prej më shumë se 7 muajsh nuk është bërë asnjë përmirësim i gjendjes, ka bërë që drejtuesit e mjeteve, udhëtarët e banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge të irritohen dhe të kërkojnë hetim nga ana e institucioneve të drejtësisë. Gropat në këto 36 kilometra janë të shumta, duke u kthyer në një gangrenë të vazhdueshme për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge. Drejtuesit e mjeteve e quajnë skandal gjendjen e saj e cila po ju shkakton kosto të mëdha ekonomike sa herë kalojnë në të. Problemi nuk mbetet vetëm tek gropat, por edhe mungesa e sinjalistikës, mbrojtëseve etj.
Nga ana tjetër, drejtuesit e mjeteve kërkojnë që institucionet e drejtësisë të veprojnë dhe të hetojnë menaxhimin e fondeve për mirëmbajtjen e kësaj rruge.
Aksi rrugor Burrel – Skuraj është pjesë e objektit “Mirëmbajtje me performancë e akseve kjryesore të Rajonit Qendror e Verilindor – Kontrata B” ky për katër vite do të marrë nga taksapaguesit shqiptar 1.4 miliard lekë të rinj ose 12.2 milion euro.
Dritan Kurti