Gjendet trupi i pajetë i 38 vjeçarit të mbytur në lumin Mat në kanionin e Urës së Vashës

Gjendet trupi i pajetë i 38 vjeçarit të mbytur në lumin Mat në kanionin e Urës së Vashës

Gjendet trupi i pajetë i 38 vjeçarit të mbytur në lumin Mat në kanionin e Urës së Vashës Është gjetur pasi dy ditësh kërkimesh trupi i pajetë i 38 vjeçarit Erkin Lika i cili dyshohet së rrëshqiti nga shkëmbi pasditen e së shtunës së kaluar. Trupi i të riut u gjet gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara nga disa grupe në vendin ku kishte rënë aksidentalisht. Rrjedhja e fortë e lumit Mat vështirësoi gjetjen e trupit të të riut, ndërsa u zbulua nga zhytësit rreth 30 metra poshtë vendit ku kishte rënë. 38 vjeçari Erkin Lika ishte pjesë e grupit Alpinist të Shqipërisë pjesë e grupit të Kërkim-shpëtimit në zonat e vështira. Ai ndodhej në kanionin e Urës së Vashës ditën e shtunë teksa po eksploronin zonën duke bërë ngjitje me litar. Dyshohet se Lika ka rrëshqitur në gurë teksa po ju bënte foto kolegëve të tij, ndërsa rryma e fortë e ujit e ka futur nën një shpellë guri.