Gjendet i vdekur në banesë vëllai i vrasësit të Naim Zyberit. Uliks Gjinarari është gjetur i pajetë nga djali i tij mesditën e sotme rreth orës 14:00 në banesë në fshatin Lukovë. Rrethanat dhe shkaqet janë ende mister, ndërsa burimet bwjnw me dije se nuk i janë gjetur shenja dhune në trup. Gjinarari ishte djali i kampionit të mundjes Stefan Gjinarari.
Në mes të korrikut të këtij viti u lirua nga qelia vëllai i tij, Gert Gjinarari, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali. Gjinarari përfitoi lirim me kusht. Në vendim argumentohej se kishte ‘Sjellje shembullore në burg. Marrëdhënie të rregulluara me trashëgimtarët e viktimës’. Vendimi u apelua, ndërsa u pezullua drejtori i burgut të Drenovës dhe u kërkua hetim i gjyqtarit që e liroi nga qelia. Edhe 40 vjeccari Uliks Gjinarari ka qenë i dënuar me disa muaj burg, rreth dy vite me pare.