Kryeministri Edi Rama ishte të dielën në qytetin e Burrelit ku dhe prezantoi dy kandidatët e partisë socialiste për Bashkitë Mat e Klos, Agron Malaj e Ilmi Hoxha. Gjatë fjalës së tij, Rama fillimisht sulmoi pushtetin vendor në Mat i cili tha se nuk ka bërë asgjë në katër vite, ndërsa më pas kreu i Qeverisë i dha një paralajmërim edhe firmës që po rikonstrukton rrugën Burrel – Klos.
Rama tha se nëse firma do të vijojë atë punë pa cilësi që ka nisur, do të përballet me të gjitha penalitetet.
Më pas kryeministri Rama ka inspektuar edhe punimet në rrugën e Arbrit, duke u ndalur pasdite në Dibër ku prezantoi kandidatët për Bashkitë Bulqizë e Dibër, Lefter Alla e Dionis Imeraj.