Një 52-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Kurbin, pasi gërryente me ekskavator shtratin e lumit Mat për të nxjerrë inerte.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga la rënë shtetasi me iniciale A. Z., ndërsa vijon puna për kapjen e pronarit të subjektit.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë, konstatohet dhe goditet veprimtaria e kundërligjshme e një tjetër subjekti ekonomik që nxirrte inerte nga lumi Mat.
U kap në flagrancë gjatë natës, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Mat, arrestohet 52-vjeçari banues ne Kurbin.
Policia vijon punën për kapjen e pronarit të këtij subjekti ekonomik.