Gazetarja Klodiana Lala thotë se shkaktar i ngjarjes që ndodhi dje në Velipojë, me bilanc 4 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë, ka qenë shteti. Sipas saj, tashmë qytetarët kanë nisur t’i zgjidhin vetë problematikat me armë, sepse shteti nuk ua zgjidhi.
“Si ka mundësi që në një vend si Shkodra, ku janë përdorur të paktën 4 armë, si ka kurajo drejtori i Policisë së Shkodrës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë që mbajnë kapelen dhe uniformën”, tha Lala në emisionin “Pikat mbi i”.
Specifikisht për ngjarjen e Velipojës, gazetarja tha se vrasja ishte një rast i paralajmëruar.
“Është një rast i paralajmëruar. Këtu po vriten njerëz të pafajshëm. Kjo shtë përgjegjësi direkte e Policisë së Shtetit. Pas ngjarjeve në Elbasan e Vlorë, Policia nxori në rrugë RENEAN, repartin më elitar. Kapën ca çunakë dhe i mbështetën pas murit. Ministri i Brendshëm ka në dorë të reformojë të gjithë Policinë e Shtetit”, shtoi Klodiana Lala.