Duket që gara për pushtetin lokal në kampin e djathtë do të fokusohet më shumë brenda llojit sesa ndaj kundërshtarit politik të Partisë Socialiste. Në Bashkitë që do t’i nënshtrohen zgjedhjeve me 6 Mars për të zgjedhur kryebashkiakët për një mandate 1 vjeçar, të djathtët garojnë të ndarë ku në njërën anë janë kandidatët e Lulzim Bashës dhe në anën tjetër të Sali Berishës, këta të fundit garojnë nën siglën e koalicionit “Shtëpia e lirisë”. Në Dibër Luan Haka përfaqëson Partinë Demokratike të Lulzim Bashës e përballë tij është Premtim Kryemadhi që garon nën siglën e “Shtëpisë së Lirirë”, kandidat i dalë nga primaret e mbajtura me 30 Janar. Luan Haka thotë se përfaqësuesi i vetëm i demokratëve është ai.

 Po të njëjtën gje thotë edhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhi.

Luan Haka thotë se është personi i duhur për të zgjidhur problemet e Dibrës pasi sipas tij ai ka jetuar me to dhe i njeh shumë mirë, hallet e shqetësimet.

Për Premtim Kryemadhin, kandidatët kundërshtarë në këtë garë jetojnë në Tiranë dhe s’kanë lidhje me problemet e Dibrës.

 Kandidatët Luan Haka dhe Premtim Kryemadhi, japin arsyet e tyre se përse qytetarët e Dibrës duhet t’i votojnë në këto zgjedhje: