Anëtarësia e Partisë Demokratike në Mat ka përzgjedhur kandidatët për deputetë që kalojnë në fazën tjetër të procesit.

Pas përfundimit të këtij proçesi ka ardhur dhe reagimi i kryebashkiakut të majtë Agron Malaj.

Sipas Malajt demokratët matjan e braktisën proçesin e votimit të PD.

POSTIMI I AGRON MALAJ

Demokratet e Matit ne pike te hallit, antaresia bojkoton votimet per kandidatet per deputete

Ndodhi ajo qe pritej ne degen lokale te PD Mat. Antaresia bojkoton zgjedhjen e kandidateve per deputete. Drejtuesit e PD Mat bene me dije se kane votuar 55 perqind e antaresise. Ne fakt, sipas antareve te Kryesise se PD Mat nuk kane marre pjese ne votim as 100 antare.

Bojkoti lidhet me qendrimet aspak normale te ish deputetes Çupi, e cila pasi mori mandatin jo vetem e braktisi ate, por harroi edhe njerezit qe e mbeshteten.

Bojkoti erdhi per faktin se dy ish kryetaret e bashkive, Mat e Klos e humben kredibilitetin e tyre te qytetaret. Abuzimet, nepotizmi dhe paaftesia e tyre bene te pakenaqur bazen e PD.

Ditet e fundit, kandidatet ne gare bene nje gafe te madhe. Ne menyre absurde mblodhen kartat e antareve qe nuk i votonin. Ne krye te kesaj levizje te padegjuar u vune drejtuesit e FRPD dhe FGPD.

Ky lloj deshtimi erdhi sepse askush nuk i beson ish drejtuesit e korruptuar te PD Mat dhe ish drejtoret qe gjithcka per dekada me radhe e kane bazuar te vjedhja, mashtrimi, hilet, etj

(Mattv.al)