Administratori i ekipit të futbollit Bajram Ballabani nuk ka humbur kohë për të zëvëndësuar trajnerin e larguar Gjoni. Është pikërisht Gentian Stojku trajneri i përzgjedhur për të drejtuar ekipin në këtë edicion.
Stojku është një trajner me mjaft eksperiemcë si në kategorinë e parë por edhe në atë Superiore. Ai ka drejtuar ekipe si Pogradeci, Tomori, Sopoti, Erzeni dhe Kamzën me të cilën nuk arriti të përfundoj dot edicionin për shkak të përjashtimit të ekipit nga kompeticioni. Sot është bërë edhe prezantimi i trajnerit me ekipin dhe stërvitja e parë nën urdhërat e tij.
(Arlind Vani)