Nesër do të luhet ndeshja mes dy skuadrave të futbollit të Qarkut Dibër që aderojnë në kategorinë e parë. Burreli e Korabi do të përballen në stadiumin “Liri Ballabani” në orën 13 e 30 minuta, ndërsa pritet rivalitet i fortë, ashtu siç ka ndodhur historikisht mes këtyre dy ekipeve.

Duke qenë se të dy ekipet vijnë nga i njëjti qark, përballja është parë edhe këtë herë si derbi. Ndërsa për trajnerin e ekipit të Burrelit, Klevis Hima, kjo ndeshje do të shënojë vetëm një rezultat, atë të fitores për ekipin e tij. Sipas Himës, gjendja e skuadrës është shumë e mirë dhe se i gjithë formacioni është në dispozicion për këtë përballje. Numri një i pankinës matjane, Klevis Hima thotë gjithashtu se Burreli nuk ka më kohë për të humbur ndaj dhe është e domosdoshme që ndeshja e nesërme të ketë vetëm një fitues, Burrelin.  Burreli e Korabi kanë dy vende diferencë ku dibranët pozicionohen më lart, në vendin e 6 ndërsa matjanët në vendin e 8. Ndërsa sa u përket pikëve, Burreli ka grumbulluar deri tani 16 pikë ndërsa Korabi 26 pikë