Futboll / Derbi i Qarkut Dibër, Korabi mund 2 me 1 Burrelin

0
81

Është zhvilluar këtë të hënë derbi i Qarkut Dibër, përballja në futboll mes dy ekipeve të qarkut Dibër; Burrelit dhe Korabit, në stadiumin “Liri Ballabani”. Ndeshja e javës së 24 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll mes këtyre dy skuadrave u luajt e qetë dhe pa nerv, gjë të cilën e tregoi edhe numri i ndëshkimeve të lojtarëve në fushën e gjelbërt.

Megjithatë, triumfator në këtë përballje doli skuadra dibrane e cila arriti të gjejë dy herë rrjetën e portës së Burrelit. Fillimisht është Marku i cili në minutën e 36 zhbllokon rezultatin, teksa shfrytëzon saktë gjuatjen drejt portës matjane. Pjesa e parë mbyllet në avantazhin e miqve, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë.

Është Kryemadhi ai i cili dyfishon rezultatin në favor të skuadrës dibrane në minutën e 78. Ndërkohë, Burreli shënoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 80-të.

Minutat e mbetura nuk ndryshuan asgjë, teksa gjithçka u mbyll Burreli 1 e Korabi 2. Tri pikët e kësaj ndeshje i vlejtën Korabit i cili tenton të dalë nga zona e rrezikut dhe është në një garë të fortë me Apoloninë e Fierit.