Ekipi ynë i futbollit “Burreli” do të udhëtojë të shtunën drejt Elbasanit për tu përballur me ekipin që kryeson kategorinë e parë me plot 56 pikë në 24 ndeshje të luajtura.
Matjanët shkojnë në këtë sfidë me synimin e një rezultati pozitiv pavarësisht se do të përballen me një ekip që ka ruajtur kryesimin për shumë kohë në kategorinë e parë.
Skuadra e matjane ka marrë udhëzimet e fundit këtë të premte nga stafi teknik i kryesuar nga trajneri Klevis Hima. Përqendrimi në lojë dhe bashkëpunimi në grup i të gjithë ekipit ishin dy nga këshillat që ju vendosën në dukje djemve që mbajnë veshur fanelën e “Burrelit”.
Kujtojmë se përballja e 29 Janarit të këtij viti në “Liri Ballabani” mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultatin minimal në favor të elbasanasve 1 me 0. Megjithatë, synimi i skuadrës së Burrelit mbetet grumbullimi i sa më shumë pikëve në çdo ndeshje për tju larguar zonën së ftohtë.
Fitorja e një jave më parë ndaj ekipit të “Vorës” e mban “Burrelin” në vendin e 7 me 28 pikë të grumbulluara, i ndjekur nga “Lushnja” me 27 pikë.