Futboll / Burreli merr një tjetër pikë jashtë fushe

Futboll / Burreli merr një tjetër pikë jashtë fushe

Janë luajtur ndeshjet e javës së 12 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Matjanët morën një pikë të rëndësishme këtë të shtunë në përballjen në transfertë me ekipin e Kastriotit të Krujës. Ndeshja e cila u luajt në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, përfundoi me rezulatin e barabartë dhe pikë të barabarta. Kanë qenë vendësit të cilët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Beshirajt, i cili realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e 6. Ndërkohë, matjanët barazuan shifrat me Xhabrahimin një minut para se të mbyllje pjesa e parë. Nga pika e bardhë e penalltisë, Xhabrahimi ekzekutoi saktë duke shënuar golin e barazimit i cili i dha skuadrës së tij një pikë në këtë transfertë. Kjo pikë i ka shërbeyer më shumë Burrelit i cili është ngjitur në vendin e 10 me 8 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet po në vendin e 9 me 12 pikë. Ndeshjet e tjera përfunduan: Besëlidhja - Kukësi 2 me 1, Oriku - Korabi 0 me 0, Sopoti - Bylis 2 me 4 dhe Pogradeci - Iliria 3 me 0. Aktualisht kategoria e parë kryesohet nga Pogradeci me 23 pikë dhe Bylis me 22 pikë, ndërsa tabela mbyllet nga Sopoti me 8 pikë dhe Oriku me 7 pikë.