Ekipi i Burrelit ka zhvilluar ndeshjen e javës së dytë të kampionatit të futbollit 2023 – 2024, takim i cili u mbajt në stadiumin “Liri Ballabani”. Për skuadrën matjane kjo ishte ndeshja e parë e luajtur në shtëpi për këtë sezon.

Megjithatë, 95 minuta lojë kanë përfunduar me porta të paprekura. Pjesa e parë ishte në barazpeshë ku asnjëra nga skuadrat nuk arriti të prodhojë raste deçizive. Megjithë tentativat e të dyja ekipeve, portierët e mbyllën të qetë fraksionin e parë të takimit.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, djemtë matjan tentuan disa herë duke vënë në vështiësi miqtë. Por tentativat e Kolecit dhe Farrukut ishin të pasuksesshme pasi në asnjë rast topi nuk e preku rrjetën e portës krutane.

Miqtë tentuan me Çelën, por pa arritur të finalizojnë asnjë aksion të zhvilluar para portës matjane.

95 minutat e lojës u mbyllën me rezultatin 0 me 0, duke bërë që të dyja skuadrat të merrnin nga një pikë. Ndeshjet e tjera të luajtura sot përfunduan, Tomori – Luzi i Vogël 2008 1 me 0, Besa Lushnja 4 me 3, Flamurtari – Bylis 0 me 1 dhe Korabi – Apolonia 0 me 1.

Në javën e dytë kategorinë e parë e kryeson Apolonia e Bylis me nga 6 pikë.