Para viteve ’90 Skuraj ishte pjesë e rrethit Mat, e njohur si kooperativa e Baz-Shkopetit. Prodhimi bujqësor që merrej nga fushat e pamata, e njohur si fusha e Limes në Skuraj furnizonte jo vetëm Matin por edhe rrethe të tjera të qarkut Dibër, e më gjerë. Gjatë një vëzhgimi me kameran tonë vumë re se këto fusha sot janë të mbuluara nga ferrat dhe bari i keq. Megjithatë, një pjesë e fermerëve mundohen të kultivojnë tokat e tyre me vreshtari e kultura bujqësore, por që hasin në mjaft vështirësi.

Nisur edhe nga shqetësimet që ngre fermeri Përndreka, i takon institucioneve përgjegjëse vendore e qëndrore që të mbrojnë fermerët nga abuzimet për persticide e farëra dhe të stimulojnë rritjen e prodhimit në fushën e limes në Skuraj, që banorët e konsiderojnë të vlerë aq sa fusha e Kosovës.