Të gjithë banorët që jetojnë në zonat rurale në Mat, janë të pakënaqur këtë vit me prodhimet bujqësore. Ky vit nuk ka qenë i mbarë për asnjë kulturë të mbjellë për shkak se nuk ka patur prodhim. Asllan Reçi nga fshati Fullqet i Klosit thotë se nuk ka arritur të marrë prodhim nga kulturat bujqësore që ai ka, qoftë në pemtari, vreshtari apo të mbjella të tjera. Asllani shprehet se një ndër shkaqet ka qenë edhe sëmundjet e shumta që kanë prekur bimët, ndërsa ai nuk ka përdorur helme. Ndërkohë, Asllan Reçi thotë se jua ka bërë të gjitha shërbimet e nevojshme bimëve, por nuk ka marrë rendimentin e pritshëm, të paktën jo si vitin e kaluar. Dëme ka pësuar edhe vreshtaria e cila jo vetëm që nuk ka prodhim këtë vit, por po rrezikon edhe tharjen si pasojë e sëmundjeve të ndryshme që e kanë prekur.

https://youtu.be/yLq02gy0-pY

E njëjta problematikë është thuajse në të gjithë rrethin e Matit. Shumë kultura bujqësore u dëmtuan gjatë pranverës së lagësht të këtij viti.