Të shtunën e 2 Shtatorit nis gara në kampionatin e kategorisë së parë në futbooll, ku 12 ekipet e kësaj kategorie do të zbresin në fushën për t’i dhënë startin një sezoni të vështirë.
Ndërkohë, kjo e enjte ka qenë edhe afati i fundit që kishte vendosur Federata Shqiptare e Futbollit për federimet e fazës së parë të sezonit 2023 – 2024 të kampionatit të kategorisë së parë.
Burreli i ka mbyllur me kohë llogaritë me afrimet e reja teksa është përqendruar tek ndeshja e parë e këtij kampionati që do ta luajë në transfertë kundër ekipit të Bylisit.
Ndërkohë, në kampion matjan, stërvitjet për t’i paraprirë një kampionati serioz dhe të mbarë, i kanë zhvilluar të ngjeshura në mënyrë që të mos ketë asnjë gabim që në start.
Djemtë e drejtuar nga tekniku Dorian Bubeqi janë në formën e tyre më të mirë të mundshme për t’i dhënë një nisje ashtu siç duhet kampionatit. Këtë ata e kanë vërtetuar edhe në të gjitha ndeshjet miqësore të zhvilluar me ekipe të ndryshme nga kategoria e parë por edhe superliga, ndeshje të cilat i kanë fituar.
Fati në javën e dytë, e ka rezervuar Burrelin të presë në shtëpi ekiipin e Apolonisë, për të luajtur në javën e tretë ndaj Vorës, në transfertë. Gjithsesi, gara në këtë sezon pritet të jetë shumë e vështirë për shkak të uljes së numrit të skuadrave pjesmarrëse.