Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku zhvilluan një takim këtë të shtunë me përfaqësues të Komitetit Teknik të Koronavirusit, ku të pranishme ishin Mira Rakacolli dhe Eugena Tomini.
Mësohet se është diskutuar në lidhje me rifillimin e futbollit në Shqipëri. FSHF ka bërë të ditur se futbollistët do të dalin në stërvitje individuale më 11 maj, të hënën, por ende nuk ka nje zyrtarizim nga ana e Komitetit Teknik të koronavirusi