Në hyrje të dyqanit zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit ishte hequr kombinimi i çmimeve të biletave për dy takimet që kuqezinjtë do të zhvillojnë më 14 nëntor ndaj Andorrës në “Elbasan Arena” dhe më 17 nëntor ndaj Francës në “Arenën Kombëtare”.
Ajo ishte zëvëndësuar me një tjetër letër, që lajmëronte orarin përfundimtar për të blerë një biletë për ndeshjen ndaj Francës.
Sipas letrës që ishte vendosur në derën hyrëse të dyqanit orari përfundimtar ishte 18:30, por gjatë një vëzhgimi të kryer nga Gazeta TemA në orën 16:00, u vu re se orari i caktuar nga FSHF-ja nuk respektohej duke vijuar talljen me tifozët.
“Ky është një maskarallëk dhe një padrejtësi që po na bëhet, kemi rreth dy orë që presim dhe na thonë se sistemi është i bllokuar dhe nuk japin asnjë përgjigje se kur do të rinisë shitja e biletave”, tha një tifoz i revoltuar për TemA.
Ndërkohë, burime për Gazetën TemA bën me dije se gjithçka lidhet me “qokat” që kërkon të bëjë Instituconi i FSHF-së, që kërkon të pajisë me bileta persona që punojnë në shtet dhe nëpër kompanitë private.
Intersi i lartë për të parë takimin me Francën ka të bëjë me faktin se në këtë sfidë pritet që të inagurohet dhe “Arena Kombëtare” dhe kjo gjë po bën që shumë persona që edhe pse vijnë shumë rradhë nëpër stadiume kërkojnë që të jenë të pranishëm në këtë sfidë.
Duke qenë persona disi me pushtet ka bërë Federata tu dal në krah dhe të lërë mënjanë tifozët besnikë. (TemA)