Ndonëse apelet e institucioneve shëndetësore synojnë që të mbahet higjena e pastër dhe të ruhet distanca, familjet të cilat jetojnë nën çadër që nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar, janë gjendur në dyfish vështirësi. 6 anëtarët e familjes Baku nga fshati Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit jetojnë në kushte të vështira edhe në këtë situatë shumë të rëndë të krijuar nga virusi Covid-19. Hazis Baku thotë se megjithës situatën e vështirë familja e tij mundohet të respektojë rregullat, ndonëse nuk e ka aspak të lehtë për vetë kushtet në të cilat jeton. Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit janë në pritje të dëmshpërblimeve apo një banese të re, ndërsa prej një muaji janë të karantinuar në çadër edhe nga koronavirusi.