Flamur KETA
Një sherr mes të rinjsh në Bulqizë i ka marrë jetën njërit prej tyre. 21 vjecari i identifikuar nga policia si Arlind Pasha humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti me shtetasin Fatjon Keta.
Sipas policisë ngjarja e ndodhur rreth orës 10:00 në pedonalen e bulqizës fare pranë qëndrës së qytetit filloi për shkak të një konflikti të çastist mes autorit dhe viktimës.
Arlind PASHA
Me gjithë ndihmën e dhënë nga qytetarët të cilët e transportuan të riun menjëherë në spital, Arlind Pasha nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas krimit policia e bulqizës ngriti postblloqe të shumta në rrugë dhe bëri te mundur vetem pas pak oresh arrestimin e tij.
Ndërkohë, mësohet se autori Fatjon Keta ishte me probleme mendore. Mbrëmjen e kaluar ai ka dhunuar nënën dhe motrën e tij. Megjithëse këta të fundit e kanë denoncuar, policia nuk ka arritur ta ndalojë, çka mund të kishte parandaluar me këtë rast edhe vrasjen e sotme.