Ardjan Takaj, pasi u çertifikua nga UEFA dhe CAS-i, si një president i korruptuar pasi e ka përdorur klubin e Skënderbeut për të përfituar milona me shitje ndeshjes, prej dy ditësh është hedhur në sulm duke tentuar që të heq përgjegjësinë nga vetja.

Në konferencën për shtyp të bërë pak ditë më parë, Takaj hodhi akuza në drejtim të një personaliteti të nderuar siç është Eduard Dervishi, i cili punon në Federatën Spanjolle të Futbollit duke deklaruar se ky i fundit ka gisht në dënimin e Skënderbeut.

Akuza pa asnjë fakt, por thjesht shashka të një presidenti i cili është futur në histori si i vetmi president futbolli që ka shitur ndeshje, duke njollosur rëndë imazhin e futbollit korçar dhe atij shqiptar.

Në një foto të siguruar nga Gazeta TemA shihet Ardjan Takaj së bashku me Eduard Dervishin, të cilët më parë kanë qenë miq dhe sot e akuzon pabesisht pa asnjë fakt si një person që ka ndikuar në dënimin e Skënderbeut.

Ndaj e vërteta është se përgjegjësi kryesorë për shkatërrimin e Skënderbeut që u dënua për trukime nuk është Eduard Dervishi por vetëm një person, Ardjan Takaj, që prej disa ditësh nuk po lë media dhe shtype sportive  duke ulëritur për të larguar sado pak përgjegjësinë nga vetja. (Fatjon Baze)