Është zbuluar pak më parë fotoja e një prej të plagosurve nga atentati me armë zjarri në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.
Në foton e publikuar nga mediet shikohet Edmond Crroj, i cili mendohet se ishte edhe shënjestra e sulmit ku u plagosën 4 persona dhe mbeti i vrarë një tjetër. Viktimë mbeti shtetasi Erion Çela 35-vjeç me origjinë nga Dibra.
Sipas nformacioneve për mediet, shënjestër e këtij atentati ishte Edmond Crroj, i cili ishte i proceduar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.
Pista kryesore në të cilën është duke u hetuar për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, është ajo e konflikteve të prishjes së pazareve të trafikimit të lëndëve narkotike.