Ka dalë fotoja e Muharrem Plakut, 61-vjeçarit që ngeli i bllokuar ditën e sotme në një minierë në Bulqizë.
Sipas burimeve për Dosjen, ky shtetas është i bllokuar prej 4 orësh në galeri dhe ende nuk dihet fati i tij.
Plaku mbeti i bllokuar pasi një masiv mineralesh u shemb duke e zënë brenda.
Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të teknikut.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.