Një 73-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë pasditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Mësohet se J.B., është mbytur në det.
Mattv.al ka siguruar foton nga vendngjarja ku trupi i 73 vjeçarit është nxjerrë nga deti.
Saktësisht raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.