Këtë vit, fluksi i turistëve që kanë zgjedhur Dibrën si destinacion për të pushuar, e më konkretisht, bregun e lumit Drini i Zi, është shtuar në krahasim me vitet e kaluara. Kamera e medias sonë vizive u ndal këtë fundjavë në mesin e turistëve të ardhur në bregun e lumit në afërsi të doganës së Bllatës. Ata kanë pëlqyer këtë turizëm malor, buzë lumit Drin, ndonëse pala maqedonase ka mbyllur portat e Hidrocentralit të Spilesë, dhe kjo nuk është shumë favorizuese për to. Por ajo që i favorizon turistët e huaj, të gjithë të rinj, është mikpritja dhe bujaria dibrane, që i ka lejuar të përdorin tokat në pronësi për të fushuar, pavarësisht se janë pronë private.

Ne intervistuam dy nga të rinjtë turistë të huaj, Tipin nga Vjena dhe Aleksandrin nga Italia, të cilët u shprehën:

Është iniciativa e shoqërisë civile dibrane ajo që ka sjellë një numër të madh turistësh këtu për të promovuar Dibrën turistike përmes organizimit të një festivali agrokulturor.