Fluks fëmijësh në pediatri/ Rami: Mund të jetë mutacion i Covid 19

0
13

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe infeksionet respiratore si pasojë e temperaturave të larta.

Shefi i Pediatrisë pranë spitalit “Xhavit Mara”, Burrel, mjeku pediatër Rasim Rami, thotë se javët e fundit është vënë re një shtim i vizitave të fëmijëve, duke e çuar mesatarisht numrin e urgjencave ditore deri në 20.

Dyshime ka që në këto viroza që prekin fëmijët mund të ndikojnë edhe mutacionet e ndryshme të koronavirusit.

Por cila është këshilla e mjekut specialist për ruajtjen e fëmijëve nga këto viroza stinore?

Meqënëse jemi në muajt e plazhit, mënyra se si duhet të kujdesemi për shëndetin e fëmijëve kur jemi me to në plazh, është shumë e rëndësishme për mjekun pediatër me përvojë Rasim Rami.

Një tjetër shqetësim që ngre mjeku pediatër Rasim Rami është edhe viroza e udhëtarit dhe kjo prek kryesisht fëmijët e emigrantëve të huaj apo turistëve për shkak të ndryshimit të klimës të vendit dhe të temperaturave. Ndonëse nuk ka pasur komplikacione të rënda por mjeku rekomandon se fëmijë të tillë duhet patur kujdes nga dehidrimi.