Policia e Bulqizës vijon kërkimet për autorin e dyshuar si gjobvënës ndaj një biznesmeni në Bulqizë, Feruzan Shehu. Por kunati i tij, Lulzim Cukali ka akuzuar policinë për terror në natën e ngjarjes, duke kontrolluar banesën por nuk i kanë gjetur asgjë. Lulzim Cakalli shprehet se policia i është futur me forcë në banesë dhe ka terrorizuar familjen e tij. Por edhe njëra nga vajzat e Lulëzimit, tregon se policia ka hyrë dhunshëm në banesë dhe se e gjithë shtëpia ishte e rrethuar. Policia e BUlqizës bëri të ditur se pasditen e së premtes Feruzan Shehu telefononte vazhdimisht biznesmenin Gëzim Balla dhe sipas këtij të fundit i kërkonte para ndryshe do ta vriste. Shuma e kërkuar vazhdimisht nga ai ishte 10 mijë euro. Biznesmeni e denoncoi në Polici dhe shkoi bashkë me ta në një takim me të riun, por ky i fundit kur i pikasi u largua.