Ekipi ynë i futbollit “Burreli” e ka mbyllur me fitore fazën e këtij kampionati në këtë vit kalendarik. Matjanët fituan dhe thyen tersin e ndeshjeve në transfertë duke marrë tri pikë të plota kundër dinamovitëve fal një goli të shënuar nga Klaudjo Mallunxa në minutën e 54. Matjanët e dominuan këtë ndeshje jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë duke u treguar superior gjatë gjithë kohës kundër vendasve.
Fitorja e kësaj të shtune, justifikon disa barazimin e një jave më parë ndaj Egnatias në shtëpi. Tri pikët e marra ndaj Dinamos e mbajnë Burrelin të mbërthyer ndër pesë ekipet më të mira të grupit me 18 pikë të grumbulluara deri tani.
Ndeshje e tjera të grupit A të luajtura këtë të shtunë përfunduan: Egnatia – Besëlidhja 0 me 0, Kastrioti – Veleçiku 3 me 0, Korabi – Tërbuni 1 me 0. Ndeshja mes Erzenit dhe Shkumbinit nuk është zhvilluar për shkak se peqinasit janë përjashtuar nga kampionati si rezultat i dhunimit të gjyqtarit në ndeshjen e një jave më parë.