Efektet e pandemisë duket se kanë dhënë pasojat e para negative te ekipi i Burrelit. Shumicës së lontarëve u mbaronte kontrata me datë 31 maj dhe kanë vendosur ti japin lamtumirën ekipit.

Siç u pa në ndeshjen me Dinamon ekipi i Burrelit kishte vetëm 4 lojtarë në stol.

Por mesa duket largimet nuk do ndalen. Largimi rradhës është mbrojtësi i majtë Rudolf Popaj i cili nuk ka pritur dot por ka braktisur ekipin.

Ai e ka njoftuar “divorcin” në rrjetet sociale duke falenderuar ekipin.

Mbeten për tu parë masat që do marrë numri 1 i ekipit Bajram Ballabani që ekipi të ketë një mbyllje dinjitoze siç ishte dhe në fakt kampionati i zhvilluar deri tani.

Arlindo Vani