Është përkujtuar në një atmosferë festive 80-vjetori i Çlirimit të Zerqanit, në bashkinë Bulqizë. Ky është viti i tretë që Zerqani i rikthehet traditës së festimit të kësaj date historike që pas viteve ‘90. Në këtë festë morën pjesë edhe trashëgimtarë të familjeve të dëshmorëve. Mori pjesë gjithashtu edhe kryetarja e Bashkisë  Bulqizë, Festime Mjeshtri, kryetari i organizatës së veteranëve dhe pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Xhevat Jella si dhe të ftuar të tjerë.

Me pas, sipas traditës festimet për 80-vjetorin e Çlirimit të Zerqanit kaluan nën ritmin e muzikës dhe këngëve e valleve të bukura të krahinës.