6 Maji njihet nga shumë zona të Matit por jo vetëm si dita e Shën Gjergjit, që vijon të festohet prej shekujsh si ndarja e dimrit me verën. Në ditët e sotme, transformuar prej dekadash kjo datë nënkupton ardhjen e gjelbërimit, si dhe nxjerrjen e gjësë së gjallë nga dimri. Kështu, ajo është festuar masivisht nga shumë zona në Shqipëri si një festë e rëndësishme tradicionale, duke i bashkangjitur disa rite. Por në të vërtetë cila është historia e Shën Gjergjit? Të dhënat tregojnë se ai ishte një kalorës dhe se ka jetuar rreth viteve 300 pas erës sonë. Ai ishte një luftëtarë kalorësh dhe i pamëshirshëm, duke bërë që në atë periudhë të ishte idhull për të gjithë, sqaë shumë djem që lindnin, i quanin Gjergj. Dita e Shën Gjergjit mendohet se është caktuar kur ai u vra në një betejë. E nga kjo, shumë popuj e kthyen në festë ku bëheshin duele me kalorës. Rreth shekullit të XX-të, festa u transformua duke iu shtuar disa rite sipas zonave. Në vendin tonë disa nga këto rite janë: zgjimi herët në mëngjes për të mundur qyqen një shpend që rikthehet në vendin tonë nga fundi i muajit Prill e shtegton për në Afrikë nga muaji Korrik, të shkosh të marrësh degë të gjelbëruara shelgu apo arre dhe pastaj këto degë vareshin në portën apo derën e shtëpisë. Por një tjetër rit është edhe therja e një bagëtie e kryesisht të jetë qengj apo kec, që simbolizon kështu festën e nxjerrjes së bagëtisë nga dimri. Në Mat, kjo Shën Gjergji festohet në zona të ndryshme, ndërsa masivisht festohet në Bashkinë Klos, duke përjashtuar vetëm njësinë Administrative Xibër.