Për herë të parë në vendin tonë, në kuadër të 111-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, u mbajt parada kuq e zi me sloganin “Jemi një”. Pjesëmarrës në këtë paradë të zhvilluar në kryeqytet ishin mbi 200 ansamble popullore të ardhura nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe diaspora.

Pjesë e kësaj parade ishte edhe ansambli “Mati”, i cili bëri një përfaqësim dinjitoz të trevës me instrumentistët popullor, veshjet tradicionale të krahinës së Matit etj. Mati ishte ndër të parët ansamble që nisën paradën në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pjesëmarrës në këtë paradë të organizuar nga Bashkia e Tiranës ishin shqiptar që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë diaspora.

Parada kuq e zi e cila nisi në sheshin “Nën Tereza” dhe përfundoi në sheshin “Skënderbej” prezantoi veç kostumografinë e larmishme të travave shqipfolëse edhe simbole historike e figura të çmuara kombëtare.