Familja Muka nga fshati Çerenec i Sipërm në Bulqizë i është përkushtuar vetëm bujqësisë. Kryefamiljari Xhavit Muka thotë se e gjithë familja prej 13 anëtarësh merret me procese të ndryshme bujqësore e blektorale. Ai shton se këtë vit ka shtuar edhe lopët duke i bërë 10 krerë për të cilat ka aplikaur edhe për subvencion nga shteti. Xhaviti shpreson që të marrë ndihmën e premtuar nga ministria e Bujqësisë, megjithëse ai pranon se është në 12 mijti në të gjithë Shqipërinë.

  Por në këtë periudhë familja Muka është përqendruar në një tjetër sektor të bujqësisë, atë të prodhimit të fidanëve të cilët i shet në qytete të ndryshme të vendit.

Familja Muka në Çerenec të Bulqizës shpreson që mbështetja për sektorin e bujqësisë nga instancat shtetërore të vijë në rritje, ndryshe edhe ata do ta braktisin si gjithë të tjerët.