Familja Kaceli, nga fshati Bel i Bashkisë së Klosit, është një nga disa familje të dëmtuara rëndë nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit të vitit 2019 në vendin tonë. Mehmet Kaceli tregon se për 3 vite e gjysmë është detyruar që ai dhe familja e tij të jetojnë nën çadër, por ajo u dëmtua me kalimin e kohës.
I gjendur në këto kushte, Mehmeti vendosi ta ndërtojë vetë një shtëpi. Ai thotë se për banesën e dëmtuar ka marrë vetëm 130 mijë lekë të rinj, por që nuk mjaftonin për ndërtimin e një shtëpie. Ai është detyruar të marrë lekë borxh dhe të ndërtojë këtë banesë për të mos vijuar të qëndrojë në qiell të hapur. Si kjo familje, janë shumë të tilla në Qarkun e Dibrës ku banesat e tyre kanë dalë jashtë funksioni si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit të vitit 2019