Kalthi, djegia e makinave, arsye politike

Kryetarja e PD Ulez, Gjelina Kalthi perjashton mundesine e djegies se makinave te familjes se saj per shkaqe personale apo te punes si administratore e njesise administrative te Bashkise Mat.

Kalthi hedh dyshimin e saj se djegia ka te beje me postin politik dhe se ka ndodhur nje dite para protestes se 8 Qershorit ne Tirane. Sipas saj, me dy mjetet udhetonin ne cdo proteste te pakten 10 persona. Nderkohe qe deklaton se asnje presion nuk e ndal ne mbeshtetje te kauzes se opozites.