Vetëm katër ditë pasi vulosi qëndrimin në kategorinë e parë të ekipit të Burrelit, Administratori i Klubit, Demir Çupi deklaron dorëheqjen e tij. I kontaktuar nga Mat Televizion, Administratori i Klubit të Futbollit Burreli, Demir Çupa tha se aryseja e largimit të tij nga drejtimi i klubit është krejtësisht personale dhe nuk ka të bëjë me punën apo bashkëpunimin me të tjerë. Për të, drejtimi i klubit ka qenë i vështirë për shkak të problemeve që janë shfaqur në këto vite, ku borxhet e trashëguara pengonin ecurinë normale të skuadrës. Megjithatë, ai thotë se edhe pse me shumë vështirësi ja ka dalë mbanë duke e mbajtur ekipin në kategorinë e parë. Burreli luajti të shtunën ndeshjen e fundit të këtij kampionati ku fitoi në transfertë ndaj Veleçikut të Koplikut me rezultatin 1 me 0, duke siguruar qëndrimin në kategorinë e parë direkt, pa u futur në play off me ekipin e dytë të grupit B në kategorinë e dytë. E gjithë gara në kategorinë e parë do të mbyllet këtë të shtunë, ku do të përballen Vora – Iliria e FushëKrujës dhe Shënkolli – Veleçiku.