Erzeni ka mbetur pa trajner dhe nga dita e sotme, trajneri Vladimir Gjonaj nuk do të jetë më në krye të shijakasve.
Me sa duket ecuria e skuadrës dhe rezultate që shijakasit kanë arritur, kanë bërë që drejtuesit të ndryshojnë “kurs” dhe të mendojnë për një tjetër projekt.
Gjonaj e mori drejtimin e shijakasve në javët e para të këtij sezoni. Skuadra është ende në “vallen” e ekipeve që duan Superioren dhe ndonjëherë lëvizjet e shpeshta të trajnerëve nuk janë edhe aq pozitive dhe efikase në mbarëvajtjen e ekipeve…