Përpos merkatos në hyrje Burreli punon edhe në atë në dalje. Është pikërisht sulmuesi Aldo Mitraj i cili ka ndërperë kontratën në mënyrë konsensuale me Matjanët. Performanca e Mitrajt realisht kurrë nuk ishte në nivelin e pritur telsa arriti të shënojë vetëm dy gola për matjanët duke marrë shpesh edhe vërshëllima nga tifozët. Administratori Ballabani më parë ndërpreu kontratën edhe me portierin Bytyçi i cili ishte njëkohësisht eshe kapiteni i ekipit.