ENDE AKTIVE VATRAT E ZJARRIT NË QARKUN DIBËR, VIJON NDËRHYRJA PËR SHUARJEN E FLAKËVE
Vazhdon aktive vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë - Mali Dejës”. Zjarri ka patur zhvillime në dy vatra, në anën e Koçeke rreth Borie-Lurës e Fushë-Lurës ku ka patur aktivizime të vatrave të vogla mbi vijën ndarëse të banesave por i gjithë perimetri rreth tyre është mbajtur nën monitorim. Në kahun e Gurë-Lurës ka patur dy zhvillime; një vatër nga Gurë-Lura po punohet fort me hapje koridoresh dhe po arrihet të vendoset nën kontroll, ndërsa një vatër që është zhvilluar mbi kreshtë dhe nga Gjagjishti ku janë disa stane, është punuar duke i prerë drejtimin në koordinim e mbështetje nga ajri dhe është shkalla e rrezikut. Vazhdon aktive vatra e zjarrit në Qafa e Helmes në territor të Njësisë Administrative Fushë Bulqizë dhe Selishtë të Bashkisë Dibër. Nga ana e Selishtës më shumë zhvillime ka patur në pyje pishe mbi fshatin Kacni. Zjarri është zhvilluar edhe më sipërfaqësor por edhe në pyje të dendura ku është edhe rreziku më i madh pasi ka shumë lëndë drusore të rrëzuar dhe e lënë ndërvite çka e favorizon zjarrin të jetë më shumë aktiv në këtë perimetër. Nga ana tjetër, vazhdon aktive vatra e zjarrit në fshatin Bruç të Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit. Terreni i vështirë shkëmbor ka pamundësuar operacionin në të cilin janë angazhuar specialistët e Mbrojtjes Civile, të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës e punbonjës të Bashkisë Mat si dhe 32 efektiv të Forcave të Armatosura. Deri më tani janë përshkuar e djegur rreth 10 ha dushqe e shkurre, ndërsa në ndihmë shkoi edhe një helikopter i Agjencisë Kombëtarë të Mbrojtjes Civile.