Identifikohet viktima që u vra me silenciator tek Komuna e Parisit. Ai është Hekuran Billa.

Dinamika

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur më parë te Komuna e Parisit në Tiranë.

Ngjarja ka nodhur në rrugën përballë qendrës Kristal, ku një makinë e bardhë tip “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi është qëlluar drejt shoferit me armë zjarri.
Dëshmitarët nga vendngjarja thonë se nuk bëhet fjalë për një aksident të thjeshtë por atentat ndaj drejtuesit të makinës së bardhë, i cili është qëlluar gjatë ecjes dhe ka ndërruar jetë në timon. Makina më pas është përplasur me disa mjete të tjera.
Mesohet se vrasësi ka qenë i maskuar me kapuç të zi, dhe raportohet se është kapur nga forcat e policisë.
VIJON….