Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Rrëshenit, përballë spitalit të qytetit. Raportohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Martin Bardhi, ndërsa mësohet se 62-vjeçari kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë.

Sakaq, policia ka ngritur grupe kontrolli për kapjen e personave ende të paidentifikuar që qëlluan me armë zjarri ndaj viktimës.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me anë të një mjeti fuoristradë, ngjyrë të zezë, në drejtim ende të paditur.

Dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të hasmërisë ku mund të jetë përfshirë viktima Martin Bardhi pasi ne mars ite ketij viti u arrestua bashke me te birin si i akuzuar per tentativen e vrasjes se Sajmir Reçit, 41 vjec.

Viktima Martin Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

“Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:
-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftonte policia.