Policia mundësoi sekuestrimin e një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdani me fishek.

Burime zyrtare nga Policia thanë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, e zbuluan rastin në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes.

Mësohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Policisë falë punës së mirorganizuar kanë ushtruar kontroll në banesën e një 36-vjeçari, në fshatin Çidhën.

Si rezultat i kontrolleve gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Elvis Tola, 36 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Njësia Administrative Arras, Dibër, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. T., 67 vjeç (babai i të arrestuarit).